Hyseni: Roli i SHBA-ve në procesin e dialogut është i pazëvendësueshëm

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni deklaroi se krahas Bashkimit Evropian, roli i Shteteve të Bashkuara në procesin e këtyre bisedimeve “është i pazëvendësueshëm”.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni tha se i bëri këto komente në një takim që zhvilloi të premten (24 korrik), në Bruksel me ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

Postimi i Hysenit në Facebook

”Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker. Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli i SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm.”

”Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.”

SHKARKO APP