Hyseni: Rreth 300 kosovarë në luftrat e Irakut dhe Sirisë

Në luftrat e Irakut dhe të Sirisë kanë shkuar rreth 300 shtetas të Kosovës, ndërkohë që janë arrestuar 150 vetë: luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftrat e huaja.

Shifrat u bënë të ditura nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyneni në intervistën e dhënë mbrëmë (20 shkurt 2015) për Zërin e Amerikës.

Skënder Hyseni tha se Kosova do të bashkëpunojë për shkëmbimin e informacionit me SHBA, me Interpolin dhe Europolin.

Por shtoi se Kosova do ta kishte shumë më të lehtë bashkëpunimin, në se do të ishte anëtare e plotë e Interpolit, e Europolit dhe organizmave të tjera ndërkombëtare  të policisë dhe sigurisë

Ministri i Brendshëm i Kosovës mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.

SHKARKO APP