I dërguari i Posaçëm i SHBA: Pres një datë tjetër për takimin Kosovë-Serbi në Washington

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi shprehet se është në pritje të një date të re për negociatat mes dy shteteve.

Grenell thotë se kupton vendimin e kryeministrit Avdullah Hoti për anulim të pjesëmarrjes në takimin e planifikuar për 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

“Faleminderit kryeministri Hoti. E kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të ricaktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter si përgjigje e postimit të Hotit ku kishte shkruar se “për shkak të zhvillimeve në Prishtinë i duhet të kthehet në vend që të merret me situatën”,- deklaroi Grenell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri të ditur se anuloi pjesëmarrjen në takimin në Washington, pas situatës së re të krijuar, me ngritje e akuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale.  Dje presidenti Hashim  Thaçi njoftoi se ka anuluar vizitën në SHBA, pas kësaj akuze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?