I dërguari i Trump, vizitë në Prishtinë, takim me Albin Kurtin
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë vizitës së nesërme ai ka bërë me dije se do të takojë liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe me presidentin Hashim Thaçi.
I angazhuari i presidentit Trumpit është gjitashtu ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
‘Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës Kosovës.