I ka 61 vota për qeverinë e re? Kurti ka afat deri të dielën
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kohë deri të dielën për votimin e kabinetit të ri qeveritar. Prej të hënës, kjo e drejtë mund t’i kalojë dikujt tjetër që mund t’i garantojë presidentes Vjosa Osmani se ka 61 vota në Kuvend.
Përkundër premtimeve se mund të ketë bisedime, publikisht nuk ka pasur ndonjë takim të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, me ndonjë nga përfaqësuesit të partive të tjera. Më herët ishte artikuluar edhe ideja e një qeverie të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Mirëpo dallimet mes dy partive më të mëdha në këtë bllok PDK dhe LDK duket se kanë zbehur mundësinë që të ketë një mandatar të dytë nëse Kurti nuk ka numrat deri të dielën.
Dështimi për të votuar Qeverinë do të çojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas llogaritjeve në bazë edhe të afateve, zgjedhjet e reja parlamentare do të mund të mbahen në mesin e muajit dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

