I mituri u rrah nga tri edukatore në kopësht, reagon ministrja e Arsimit: Nuk do tolerojmë raste të tilla

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas bërjes publike të një videoje, ku edukatoret e një kopshti janë përfshirë në rrahjen e një trevjeçari në një kopsht publik, në Fushë Kosovë.

Në një deklaratë për mediat, Nagavci deklaroi se do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj abuzuesve, ndërsa theksoi se “nuk është vetëm reagim i një edukatore por shihet se është më shumë se një person, që kanë qëndruar indiferente ndaj rastit”.

“Inspektorët e arsimit janë atje, pres dhe do të sigurohem që si ministre të merren të gjitha masat që janë të parapara ndaj abuzuesve të fëmijëve tanë. Jam tejet e shqetësuar që nga ato pamje duket se nuk është rast i izoluar, nuk është vetëm reagim i një edukatore por shihet se është më shumë se një person, që kanë qëndruar indiferente ndaj rastit”, ka bërë të ditur ajo sipas Telegraf.

Ministrja potencoi që sa do ligje të mira të kenë, pa vetëdije dhe bashkëpunim të plotë të institucioneve nuk mund të jenë të qetë që fëmijës i sigurohet një ambient i mirë.

“Presim raportin e inspektorëve dhe besoj edhe Komuna e Fushë Kosovës ka marrë masat. Nuk do të tolerojë raste të tilla”, shtoi mes tjerash ajo.

SHKARKO APP