I quajti femrat shqiptare rruspie dhe mohoi ekzistencën e shqiptarëve në Fushë-Kosovë, përjashtohet 1 vit imami

 

Deklaratat se në Fushë Kosovë në vitin 1445 ka patur vetëm 1 përqind shqiptarë dhe se femrat shqiptare në emigracion janë rruspie i kanë kështuar përjashtimin me një vit nga Bashkësia Islame e Kosovës imamit të Prizrenit, Irfan Salihu.

Gazeta Express në Kosovë raporton se vendimi është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe se është i vlefshëm për një vit. Pak kohë më parë hoxha Irfan salihu deklaroi në një nga xhamitë e Prizrenit se “Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.

Ky qëndrim, por edhe deklarimet e tij të mëparshme se femrat shqiptare që kanë shkuar në emigracion janë rruspie kanë ngjallur reagime të ashpra, duke detyruar Bashkësinë Islame të Kosovës ta pezullojë atë  fillimisht për 4 muaj dhe më pas ta shkarkojë për 1 vit.

SHKARKO APP