I shtruar prej disa ditësh në Infektiv, ndërron jetë një 74-vjeçar nga Kruja

Situata në vend vazhdon të mbetet e rëndë. Ditën e djeshme ndërruan jetë 5 pacientë, mes tyre edhe i riu 27-vjeçar nga Kavaja.

Ndërkohë sot, bëhet me dije se një pacient 74-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën.Ai ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv.

Pas përkeqësimeve dhe komplikimeve shëndetësore, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

SHKARKO APP