I shumëkërkuar nga drejtësia, kushdo që e sheh këtë person të lajmërojë policinë

Më anë të një njoftimi për mediat, Polica e Kosovës ka bërë publik emrin e një të shumëkërkuari nga Peja i cili është akuzuar për vrasje në tentativë ndhe vjedhje e rëndë.

Policia përmes një njoftimi të lëshuar ka bërë thirrje që kushdo që e sheh Bashkim Sokolin ta lajmërojë te organet e rendit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, shkruhet në njoftim.

SHKARKO APP