Ia vjedhin telefonin kosovarit në Durrës, policia shqiptare e kërcënon
Një qytetar Vushtrria e Kosovës ka denoncuar sjelljen skandaloze të policisë shqiptare gjatë pushimeve në Durrës. Në një denoncim që ka bërë në mediat e Prishtinës, ai thotë se është kërcënuar në Durrës nga policët shqiptarë, pasi ju vodhën telefonat celularë.
“Nuk folke me mu, veç piskatke, thojke që i gjejmë telefonat kemi me të dërgu në burg”, tregon ai.
Burri nga Vushtrria ishte në Durrës së bashku me familjen. Ai gjithashtu thotë se është kërcënuar edhe nga pronari i banesës. Turisti kosovar tha se këto kërcënime i ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.