Ikën për ngushëllim në familjen e Faton Hajrizit, drejt pezullimit policët e Kosovës. IPK: Shkelje e rëndë

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar pezullimin nga detyra të komandantit të stacionit policor të Skënderajt, Muhamet Kajtazi, pasi ai së bashku me disa efektivë të policisë shkuan për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit, i cili u vra javë më parë nga policia serbe. Vizita ngushëllimi për një të arratisur nga burgu i Kosovës dhe i vrarë në Serbi është “shkelje e rëndë diskredituese”. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?