Ikonat “Kosova10” për dhjetëvjetorin e pavarësisë (Foto)

Sot ka nisur shpërndarja e disa ikonave të mëdha nëpër qytete për 10 vjetorin e pavarësisë.
Ikonat #kosova10, që janë edhe hashtag zyrtar i këtij dhjetëvjetori, me rreth 8 metra gjatësi dhe rreth 1.5 metra lartësi, mësohet se do të shpërndahen në dhjetë komuna të Kosovës. Shpërndarjen e tyre e ka konfirmuar edhe Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

“Po, sot kanë nisur edhe zyrtarisht aktivitetet dhe dekorimet. Edhe komunave u është kërkuar që t’i nisin dekorimet prej sot. Gjithashtu, ka nisur edhe shpërndarja e 10 ikonave me hashtagun e dhjetëvjetorit, të cilat do vendosen në gjithsej 10 komuna, shtatë prej tyre në qytetet më të mëdha dhe në tri të tjera më të vogla”, ka thënë ai për Telegrafin.
1-123
Behramaj ka treguar se sot nisin dekorimet edhe në sheshin e Prishtinës dhe ikona #kosova10 pritet të vendoset nesër në Prishtinë, pasi të përfundojë dekorimi i sheshit.

 

 

SHKARKO APP