Ilir Meta: Falënderoj popullin e Kosovës për solidarizimin e jashtëzakonshëm
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë për televizoinin “T7” se kishte pasur frikë për një numër shumë më të madh të viktimave pas tërmetit që ndodhi në orët e hershme në Durrës.
“Kam pasur shumë pak shpresa”, thotë Meta. “Besoj se gjendemi para një mrekullie por nuk duhet të nxitohemi ende. Rreziku është i tmerrshëm, puna që po bëhet është e madhe dhe një sukses i pabesueshëm i operacioneve të shpëtimit”
“Kanë ardhur ekipe shpëtimi nga Kosova, Italia, Greqia e shumë vende tjera të cilët na kanë ndihmuar shumë”. “Duhet të punohet gjithë natën për t’i shpëtuar të mbijetuarit. Do të bëhet një punë e gjatë për të rikuperuar dëmet e mëdha materiale”, ka shtuar Meta.
“Falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kemi treguar në këtë kohë të vështirë”/Express/