Imamët e implikuar në terrorizëm

“Udha e mbarë e të fala Ridvan Haqifit”, i kishte thënë hoxhë Hajrullah Aliu, të miturit L. Rexhepi kur e kishte nisur për në luftën e Sirisë.

Mirëpo, i mituri nuk ka arritur të shkelë “tokën e Shamit” siç cilësohet Siria. Është arrestuar në tentativën për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Një ditë më vonë është arrestuar edhe imami i xhamisë së fshatit Verbicë e Kmetovcit të Gjilanit, në cilësinë e të dyshuarit për terrorizëm, shkruan ‘Koha Ditore’.

Policia ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të Aliut, Dardan Kërqelin dhe Kastriot Halimin. Ata janë paraburgosur me nga një muaj paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imami i xhamisë se këtij fshati, dyshohet për veprat penale, lehtësim në kryerjen e terrorizmit, rekrutim për terrorizëm, shtytje për kryerjen e veprave terroriste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imami ka mohuar se ka dërguar një të mitur në Siri, ndonëse ka pranuar një pjesë të fajit se pse nuk e kishte njoftuar Policinë se po planifikohej ky udhëtim.

Imami Aliu mohon edhe akuzën se me ligjëratat e tij ka nxitur të rinjtë t’u bashkohen grupeve terroriste.

Madje, ai i është referuar një qarkoreje të Bashkësisë Islame të Kosovës që urdhëronte të gjithë imamët të mbanin ligjërata për rëndësinë e tokës së “Shamit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?