Imamët shqiptarë nën survejim nga shërbimet sekrete maqedonase

Frika për akte terroriste të ngjashme me ato në Parisë ka shtuar vigjilencën e shërbimeve sekrete maqedonase  të cilat kanë vënë nën survejim aktivitetin e  imamëve shqiptarë në xhamitë e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Tetova. com thotë se autoritetet maqedonase ndjekin me kujdes të gjitha  ligjëratat e mbajtura nga imamët në këto xhami, takimet e tyre me qytetarët, por edhe postimet e videove fetare në youtube e facebook.

Vëmendja është e përqëndruar tek ata elementë që propagandojnë se pjesëmarrja në luftën e Sirisë bëhet për qëllime të shenjta. Ndikimi i të rinjve nga propaganda fetare shton shqetësimin se ata mund të përdoren për kryerjen e akteve terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga statistikat zyrtare mësohet se janë më shumë se 10 shqiptarë të Maqedonisë që kanë marrë pjesë në konfliktin sirian, 4 prej të cilëve kanë mbetur të vrarë në luftime. Për të parandaluar këtë fenomen  parlamenti i Maqedonisë ka sjellë edhe një ligj ku çdo qytetar që shkon për të luftuar dhe i bashkanjitet ndonjë ushtrie të huaj do të dënohet me minimum 5 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?