Imami kosovar në telashe për predikimin pro-osman
Kosova e ka akuzuar Irfan Salihun, një imam konservator nga Prizreni, për “nxitje të urrejtjes etnike” pasi mbrojti pushtimin osman të Kosovës.
Nga Petrit Çollaku, Ervin Qafmolla,BIRN
Një imam i shkarkuar përballet me akuzat e nxitjes së urrejtjes etnike pas një predikimi kontraversal të dhënë në vitin 2013 në mbrojtje të pushtimit osman, titulluar “Si të rrisësh bekimet [e Zotit]” ende i disponueshëm në YouTube.
Irfan Salihu, i cili është i njohur në Kosovë për pikëpamjet e tij konservatore të ashpra, publikuar në dhjetëra video në YouTube, shërbeu si imam në Prizren deri vitin e kaluar, kur Bashkësia Islame e Kosovës, organi zyrtar fetar, e shkarkoi atë.
Aktakuza ndaj Salihut thotë se ai ka nxitur urrejtje nacionale, racore, fetare ose etnike, përçarje ose intolerancë në një predikim që mbrojti pushtimin mesjetar osmane me arsyetimin se ai emëroi sundimtarë shqiptarë nga pjesë të Ballkanit.
“Ata fyen të njëjtët myslimanë [turqit osmanë] që u dha atyre akra tokë dhe i sollën të jetojnë në Kosovë dhe i bënë ata krerë të Ballkanit”, citon aktakuza të ketë thënë Salihu në mars 2013.
Predikimi i Salihut në mbrojtje të osmanëve kaloi thuajse pa u vënë re, por disa muaj më vonë, në qershor 2013, pas një tjetër predikimi mbi “kurvërinë femërore”, ai fitoi vëmendje kombëtare.
“Duhet t’i qëndroni larg femrave që kanë kryer akte kurvërie. Çdo femër që përfshihet në një akt seksual përpara martesës është një prostitutë dhe kurvë,” besohet të ketë thënë Salihu në lutjet e të premtes në xhaminë Suzi Çelebiu.
Edhe myslimanët e devotshëm reaguan me neveri ndaj komenteve të Salihut, që tha gjithashtu se femrat e përfshira në seks paramartesor duhet të hidhen tej, duke i krahasuar ato me “gomat e përdorura”.
“Dëshiron një gomë rezervë, vëlla? Dikush tjetër e ka përdorur atë dhe t’i po kërkon një gomë të re, por merr një të përdorur, që nesër do të edukojë fëmijët e tu,” tha imami.
Në të njëjtin predikim të disponueshëm në YouTube, që ka pasur më shumë se 246,000 shikime, imami përdor një varg fyerjesh, duke i krahasuar gratë me lugët, pecetat dhe kyçet e dyerve.
Organizatat e grave protestuan kundër këtyre fjalive dhe deputetet gra u takuan me Komunitetin Islamik të Kosovës duke kërkuar shkarkimin e imamit.
Megjithatë, imami u shkarkua vetëm në prill 2015 në lidhje me predikimin e tij anti-patriotik.
Kosova ka një të shkuar të dobët për mbrojtjen e barazisë gjinore dhe dënimin e dhunës ndaj grave.