Incident diplomatik mes Serbisë dhe Kosovës në Tiranë

Incident diplomatik mes Serbisë dhe Kosovës në Tiranë. Ndërsa pritej të zhvillohej konferenca për “Klimën në Ballkanin Perëndimor” në ambientet e Hotel Tiranës, një incident i ndodhur në sallë ka anuluar gjithçka.

Në konferencë do merrnin pjesë edhe Kosova me Serbinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe ambasadorë dhe donator të huaj. Mësohet se delegacioni serb ka refuzuar të ulet në krah të ministrave të Kosovës dhe kjo ka sjellë debate mes palëve.

Pas këtij momenti, ministri serb dhe stafi që e shoqëronte janë larguar nga konferenca. Pavarësisht përpjekjeve të ministrit shqiptar, Blendi Klosi për të shtensionuar situatën, serbët janë larguar.

Pas këtij incidenti reagoi ministri i Kosovës për Mjedisin, Fatmir Matoshi i cili tha se nuk mund të ketë mjedis të pastër, duke përjashtuar Kosovën nga takimet ndërkombëtare. Sipas tij, qëndrimi i palës serbe ishte absurd.

SHKARKO APP