Incident në kufirin Kosovë-Serbi: Veturat e EULEX-it nuk i ndalen Policisë

Dy veturat kanë kaluar në Serbi pa u ndaluar në pikat kufitare dhe janë rikthyer në Kosovë në të njëjtën formë pa përfillur kontrollet kufitare të Policisë së Kosovës dhe asaj tëSerbisë.

Mediat kanē siguruar raportin që policët e kësaj pike kufitare e kanë përpiluar për eprorët e tyre në Prishtinë.

Në raport thuhet se dy veturat e EULEX-it nuk ishin ndalur as në dalje e as në hyrje përsëri në Kosovë.“Me datën 18.02.2019 në stacionin policor të pikës kufitare në Jarinje kanë ardhur dy vetura të EULEX-it të cilat me shpejtësi të madhe kanë dalë nga territori i Republikës se Kosovës për në Serbi pa u ndaluar fare ne pikën Kufitare të Jarinje, pa u ndaluar fare as të pala serbe”, thuhet ne raportin të cilin e siguruar KALLXO.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtij raporti, dy veturat e EULEX-it nuk kanë shkuar shumë në drejtim të territorit të Serbisë për t’u kthyer përsëri në territorin e Kosovës.“Kanë shkuar edhe 20- 30 në territorin serb ku të njëjtit menjëherë janë kthyer prapa pa u ndaluar fare në hyrje të pala serbe e as në stacionin policor kufitar të Jarinje. Kanë shkuar diku rreth 100 metra ne territorin e Republikës së Kosovës ku janë ndaluar dhe kanë ngritur një dron për të filmuar”, thuhet tutje në këtë raport policor i cili sqaron se zyrtarët e këtij institucioni ishin lëshuar në drejtimin e tyre mirëpo prapë veturat ishin larguar me të vërejtur se janë objekt i ndjekjes policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi shkuar në drejtim të tyre për të verifikuar se kush janë mirëpo ata me të vërejtur që ne jemi duke shkuar në drejtimin e tyre ata janë futur në vetura dhe kanë vazhduar drejt republikës së Kosovës. Targat e njërës veturë mund të jenë EULEX-…., kurse tjetrën veturë nuk kemi mundur t’i marrim targat. Ngjyra e veturave ka qenë njëra Hiri tjetra e Kaltër”, thuhet ndër të tjera në raportin policor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?