Incidentet e fundit, Albin Kurti: Nuk do të ketë një takim me Vuçiç
Nuk do të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Të paktën brenda këtij muaji, në kuadër të dialogut mes palëve.
Këtë e konfirmoi i pyetur nga gazetarët pas rekomandimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.
“Jemi duke bërë të gjitha sa na takojnë për të përgatitur një takim mes kryenegociatorëve në nivel teknik dhe nëse do të ketë përparim, do të mendojmë për takimin tonë”, tha Kurti.
Më tej, kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat se pala kosovare nuk po tregohet konstruktive për çështjen e dialogut.