Infektohet me koronavirus ministrja e Financave

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Bajrami përmes një postimi në Facebook, e cila ka thënë se do të jetë në izolim për dy javë teksa thotë se do të punojë nga distanca.

“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, ka shkruar Bajrami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme, edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, njëherësh dhe presidentja e Kosovës, njoftoi se ka rezultuar pozitive në koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?