Instituti Demokratik i Kosovës: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më optimale

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i zhgënjyer nga dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të formuar Qeverinë e re, duke thënë se ky është një “zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale”.

“Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e KDI-së të publikuar në rrjetin social Facebook.

Si pasojë e “bllokadës dhe polarizimit të thellë politik”, KDI-ja thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishin zgjidhja më e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ky institut theksoi se as zgjedhjet nuk garantojnë se do të formohen institucionet e reja, nëse nuk ka vullnet për konsensus politik dhe kompromis. /rel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?