Inter: Shqiptarë, na falni!

Ndeshja Inter – Carpi përveç rezultatit negative për ziklatërit, barazimi 1 – 1, u shoqërua edhe më një ngjarje jo të këndshme. Një grup tifozësh shfaqën në tribunat e “San Siro” një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Kjo sjellje u dënua edhe nga klubi i Inter, pas reagimit të Inter Club Kosova. “Ju kërkojmë ndjesë për atë çfarë ndodhi. Ky gjest ofendues dhe injorant i bërë nga vetëm disa persona nuk mund të shkatërrojë pasionin e Inter Club Kosova që ka për këtë skuadër dhe ngjyrat e saj” – shkruhet në përgjigjen e klubit zikaltër.

Aty shtohet se punonjësit e stadiumit reaguan menjëherë, duke larguar këtë baderolë fyese dhe se i është tërhequr vëmendja tifozëve përgjegjës. Inter ka shumë tifozë në Shqipëri dhe Kosovë.

SHKARKO APP