Ironitë e gazetarëve edhe politikanëve me ministrat
Figura të ndryshme publike kanë komentuar vendimin e kryeministrit Rama për zëvendësimin e gjashtë ministrave me figura të reja.
Në komentet e gazetarëve dhe politikanëve, ato që bien në sy janë ironitë dhe cinizmi me figurat e reja që do të drejtojnë disa nga dikasterët më të rëndësishme të vendit.
Lufti Dervishi – gazetar:
Me disa ministra të emëruar qeveria shqiptare po thyen direktivën e BE- së për punësimin e të miturve!
Nuk la asgjë për protestuesit. E masakroi vetë qeverinë!
Edi Oga – gazetar:
Një gjysmë urimi për Braçen… të tjerët nuk i njoh nga afër!
Porosia e Tij për ish-ministrat: “Mos blini gjëra të shtrenjta, tani afër!”
Klodian Tomorri – gazetar:
Kjo eshte njesoj sikur nje ekip futbolli te nderroje te gjithe lojtaret me te rendesishem dhe te mbaje te njejtin trajner.
Ylli Manjani – politikan:
Caktohet dhe portofoli i kompetencave qe do mbuloje Erion Brace ne qeveri: parashikimi i motit!
Andis Harasani – politikan:
Nuk shitet djathi bardhe me ibrik!