“Isa, Merkel nuk është e kënaqur!”
Disa mund të kenë pyetur veten se përse u shfaq në Prishtinë të enjten kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Nëse do besojmë raportimet e disa mediave kosovare dhe serbe, ai ka shkuar atje për t’i përcjellë homologut kosovar, Isa Mustafa, mesazhet e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Edhe pse kjo e fundit tha se nuk ka lider në rajon, Edi Rama po shërben së paku si një korrier i fjalës së Merkel.
Mediat kosovare e serbe raportojnë se Rama u ka thënë zyrtarëve kosovarë se Merkel nuk është e kënaqur me mungesën e përparimit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Rama u ka thënë se sidomos problem mbetet pala kosovare, e cila nuk po çon përpara projektin e Gjykatës Speciale.