Isa Mustafa reagon për padinë ndaj Thaçit: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe do të konfirmohet sërish si e drejtë dhe e pastër. Reagimi i Mustafës vjen pas konfirmimit të akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së Kadri Veseli nga Prokuroria Speciale.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Mustafa ka thënë se luftëtarët e UÇK-së luftuan për të mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.

“Besoj thellë se lufta e UÇK-së Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?