Isa Mustafa reagon për sherrin në Kuvend: Deputetët e LVV-së improvizojnë se u sulmuan, Kujtim Shala mund t’i rrahë…
Kryetari i LDK, Isa Mustafa ka reaguar pas pretendimeve të një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica se është dhunuar në korridoret e parlamentit nga dy deputetët Arben Gashi e Kujtim Shala.
Mustafa thotë se deputetët e LVV improvizojnë pasi duan të bëjnë rolin e viktimës.
Për më tepër Mustafa thotë se kështu është kur nu kupton dot gjuhën e Kujtim Shalës, i cili është akademik me më shumë libra se sa deputetë ka Vetëvendosja, dhe se mund t’i rrahë ata me dije e me argumente prej Kurtit deri tek i fundit e të gjithë së bashku.
STATUSI NGA ISA MUSTAFA
Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.
Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.
Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.
Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.
Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?! IM