Isa Mustafa rizgjidhet edhe për një mandat në krye të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Kuvendin e nëntë zgjedhor, ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për udhëheqjen e partisë.

Fatmir Sejdiu, ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, post të cilin e kishte trashëguar nga ish presidenti Ibrahim Rugova, ka shprehur pakënaqësi për Kuvendin e nëntë zgjedhor të LDK-së, pasi që nuk arriti të kandidohet në garën për kryetar.

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këtë ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi shenjë të keqe. Kam provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth asaj për kryetarin konsensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kamë marrë një të tillë”, ka dekalruar Sejdiu.

Edhe deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, tha se beson që kë pasur kushtëzime për rizgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

“Kjo u pa qartë, edhe Fatmir Sejdiut e ndoshta edhe dikujt tjetër që ka pasur dëshirë të kandidojë, iu është mohuar, kjo është një metodë që e kanë përdorur shërbimet e fshehta, kam frikë që I kanë frikësuar edhe delegatët”, tha Termkolli.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së po mbahet me dyer të mbyllura.

LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova.

SHKARKO APP