Isa Mustafa rrëzon propagandën e Ramës: Akuzat ndaj Bashës dëmtojnë Kosovën dhe UÇK

Ish-Kryeministri, Isa Mustafa ka reaguar për debatin dhe akuzat ndaj kreut të opozitës për përfshirjen në zhdukjen e pamjeve filmike të Masakrës së Krushës. Në reagimin e tij, Mustafa shprehet se Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës.

“Të nderuar qytetarë, Shqipëria i doli në krah  Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush  nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjesëtarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë. Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte”,- shkruan në një mesazh në Facebook, Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së shprehet se prezena e shqiptarëve në UNMIK ka qenë ndër. “Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike. Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë“, shkruan Mustafa.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP