​Isa Mustafa: Shtetin nuk do ta falimentojmë, protestat e grevat nuk janë zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vendosur edhe sot ti drejtohet popullit përmes profilit të tij në Facebook. Ai këtë herë shkuar për dy problemet më të mëdha që po përballët vendi ditëve të fundit, protestat kundër ministrit Jabllanovic dhe problemin e kompanisë Trepça.

Mustafa treguar edhe njëherë se buxheti nuk ka mjete për ti ngritur pagat dhe as për ndërhyrje tjetër në Kontratën kolektive. Shefi i Qeverisë ka treguar se mund të bëhet politikë me pagat, mund të bëhet politikë me kompanitë publike, mund të bëhet politikë me institucionet e arsimit, me emocionet për Trepçën, por kjo politikë, sipas tij na qon në falimentim të shtetit.

Prandaj, Mustafa thotë se shtetin nuk do ta falimentoj. Dhe, ruajtja e shtetit nga rreziku është detyrë e të gjithë neve.

SHKARKO APP