Isa Mustafa: Vjosa Osmani ende është kandidate për kryeministre

“Zonja Osmani për ne është ende kandidate për kryeministre”. Kështu deklaron ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kreu i PDK-së Isa Mustafa.

Në një prononcim për mediat Mustafa tha se: “Zonja Osmani për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen. Do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë. Ndërsa sa i përket ministrisë së Jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri. Nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të Jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e Jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër.

SHKARKO APP