Ish-ambasadori i OSBE: Shqiptarët kanë arsye të frikësohen, po vjen Trump

 “Shqiptarët kanë arsye të brengosen me fitoren e Trumpit, Amerika nuk do të jetë e njëjta”. Kjo është deklarata që ka bërë  ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ai rendit një sërë arsyesh se pse Amerika nuk do të jetë më e njëjta. Ish-diplomati shpreh fikën që ka nga ndonjë aventurë e Rusisë. “Keni shumë arsye për t`u brengosur. Unë jam i brengosur. Shumë qytetarë në SHBA janë të brengosur. Për shkak të fushatës, për shkak të shumë arsyeve. Nuk e njoh z. Trump dhe nuk i njoh njerëzit rreth tij. E njohim si biznesmen por ka pikëpyetje se sa ka qenë i mirë si biznesmenë. Unë mendoj se ky zotëria këtu, presidenti Obama do të shkoj në histori si një president i jashtëzakonshëm.

Madje janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovarë do të brengosesha… E kemi Rusinë që është e gatshme për aventura si në Krime apo Siri. Shpresoj që lidhja ruso-serbe të mos ketë ndonjë ndikim në administratën Trump”, tha Walker. Këto komente ish-ambasadori i bëri  në  RTV Dukagjini.

SHKARKO APP