Ish-ambasadori kundër Thaçit: Mbështeti korrigjimin e kufinjve me Serbinë, duhet të largohet nga tavolina bisedimeve

Dr. Islam Lauka, ish-ambasador i Shqiperisë në Prishtinë ishte mëngjesin e sotëm pjesë e emisionit të drejtuar nga gazetari Enkel Demi, “abc e mengjesit”.  Sipas tij aktualisht udhëheqja politike e Kosovës është e përçarë e kjo duket jo vetëm ne raporet e brendshme mes tyre, por edhe ne raportet rajonale e ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht partneritetin strategjik me SHBA, liderat politikë shqiptarë e përdorin për të legjitimuar pushtetin e tyre” , -tha Lauka, i cili specifikoi se partneriteti strategjik nuk duhet të shikohet si parazitizëm politik.

“Duhet një analizë politike kritike, para se të pranojmë gjithçka na propozohet në tryezë nga amerikanët, sepse pastaj përse janë strukturat shtetërore si Qeveria,  Presidenti apo Kuvendi?!” – tha ish-ambasadori Lauka.

“Qëndrimi i Grenell ndaj vendimit të Albin Kurtit për heqjën e pjesshme dhe të kushtëzuar të taksës me Serbinë, më duket i padrejtë dhe jo konstruktiv. Për dialogun Kosovë – Serbi duhet të vendosin fituesit e zgjedhjeve të fundit parlamentare, pasi ata morën legjitimitet nga populli, së dyti ata kanë mandat të sapo marrë me formimin e qeverisë dhe e treta ka një vendim të Gjykatës Kushtëtuese të Kosovës që thotë se bisedimet janë atribut i kreut të qevërisë. Nëse Grenëll nuk i mban parasysh këto, nuk mendoj se do të mund të ketë zhvillim pozitiv dhe dhe as nuk mund të ketë arritje të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë” – tha Lauka. Sipas këtij të fundit, ambsadori Grenëll duhet të merret edhe me çështjen e unitetit brenda për brenda Kosovës. Para se të merren me Serbinë, udhëheqësit e Kosovës duhet të merren vesh me njëri-tjetrin” – tha ish-ambasadori.

Sipas ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë  tashmë ka përfunduar epoka kur Amerika i hapte luftë Serbisë, tashmë gjerat kanë ndryshuar dhe SHBA, sipas tij po duket po tenton të afrojë serbinë qoftë edhe me ndonjë kompromis që është kundër Kosovës.  Lauka shtoi se përgjithësisht politikanët shqiptarë “fshihen” pas kërkesave të Amerikës, vetëm për të mos lëkundur pozitat e tyra. Sipas tij, ata politikanë në Kosovë dhe shqipëri, të cilët u përpoqën që të fusnin në axhendën e bisëdimeve  tezën e korrigjimit të kufinjve ose duhet të largohen vetë nga procesi i bisedimeve, ose duhet t’u imponohet largimi./abcnews.al

Ish-ambasadori shqiptar kunder Thacit: Mbeshteti korrigjimin e kufinjve me Serbine| ABC News Albania

SHKARKO APP