Ish-deputeti i VV-së ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Emrush Xhemajli ka njoftuar se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se deputetët që e votuan këtë gjykatë, do ta kenë njollë të zezë ndër breza.

“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatën speciale, apostafat kundër UÇK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?