Ish-deputeti infektohet me koronavirus, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Analisti dhe ish-deputeti kosovar Milaim Zeka është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Zeka me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka falenderuar stafin mjekësor që po përkujdeset për të. Teksa ka falenderuar mjekët ai shprehet se është mirë dhe se e ka humorin “top”.

“Me Covid-19 , ama teper mire jam. Humorin top. Faleminderit Dr. Naim Kuqi, Dr Ajete Aliu Bejta, nuse Drenice. Shume e zonja ne profesion, ama ate dhe nusen time nuk po i kuptoje qysh mu martu ne Drenice.

Faleminderit Dr. Shpetim Thaçi, nga “Olive”. Krejte ne fund, faleminderit pronarit te “Olive”, Fatmir Sejdiut, nuk eshte ish presidenti. Faleminderit krejte personelit.

Faleminderit familjes time, sidomos nuses, se po te mos ishte urdheri i saj qe te beja kontrolle, ku ta di se ku do te perfundoja.

Faleminderit Kastriotit, komshiut tim ne katin e shtate, infermier, i cili po me rrin afer. Faleminderit shume o Fisnik Thaçi, ty dhe krejte ekipes ne Radiologji, ne QKUK. Dr. Tjeter nuk ja mesova emrin. Shume jeni te mrekullueshem,” shkruan ai në postimin e tij.

SHKARKO APP