Ish-kapiteni i kombëtares Cana në mbështetje të Haradinaj

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka shprehur mbështetjen për ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj të ndaluar nga autoritetet franceze.

Përmes nje postimi në fb, Cana shkruan se Hardinaj edhe njëherë u përsekutua nga një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb, i motivuar terësisht nga arsye politike.

Cana thotë se për akuzat e ngritura nga Serbia, Haradinaj u gjet i pafajshëm dy herë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne të gjithë shpresojmë që gjykata franceze lejojë sa më shpejt zotin Haradinaj të kthehet pranë familjes së tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?