Ish këshilltari i qeverisë së Shqipërisë emërohet Ministër i ri i Financave në Kosovë!

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar ministër në detyrë të Ministrisë së Financave Lulzim Rafuna.

Pak vite më parë, Rafuna është emëruar nga kryeministri i Shqipërisë si këshilltar për tatimet dhe doganat. Rafuna ka qenë më përpara edhe drejtor i Doganave të Kosovës.

Lulzim Rafuna ka punuar edhe si këshilltar i ish ministrit Bedri Hamza. Ky i fundit dha dorëheqjen në momentin që u betua për të marrë detyrën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

SCAN

SHKARKO APP