Ish-komandanti i UÇK: Kriminelët janë në Beograd. Ngritja e Gjykatës Speciale, një gabim i madh

Ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se votimi i Gjykatës Speciale nga kuvendi i Kosovës ishte një gabim shumë i madh. Sipas tij, ajo është një gjykatë që s’ka pasur nevojë të krijohet, sepse lufta e UÇK ka qenë e drejtë, e pastër dhe me motive çlirimtare, ndaj nuk duhej trajtuar siç po bëhet, pasi krimet e vërteta dhe luftën me gjenocid e ka bërë Serbia.

“Ndaj kemi 13 mijë viktima, 20 mijë gra të dhunuara, djegie dhe shfarosje të pronave, që kanë ndodhur në Kosovë. Kriminelët e vërtetë janë në Serbi. Ata kanë sponsorizuar një dosje përmes Dick Martin dhe që fatkeqësisht kjo është marrë parasysh nga Këshilli i Evropës. Pretendimet e para të Martin që lidhen me ‘shtëpinë e verdhë’ kanë rënë, por tani ka kaluar në terren tjetër. Kjo gjykatë është bërë me presion në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët kanë bërë gabim që e kanë votuar, edhe pse nën presion nga bashkësia ndërkombëtare. Serbia ka investuar shumë në këtë drejtim që tani në vend që të gjykohen kriminelët e vërtetë, gjykohen viktimat”, tha ish-komandanti i UÇK-së për ”euronews albania”:

SHKARKO APP