Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Kurti: Nuk shkoj t’i takoj, duhen plotësuar shumë formularë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur së fundmi lidhur me shkakun e mosvizitës së tij në Hagë, për të takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim si të akuzuar për krime lufte.
Në një intervistë për RTK PRIME, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se mosvizita e tij në Hagë ka ardhur si pasojë e dokumentave të shumta që duhet të plotëosjë në Gjykatën Speciale.
“E kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente. Gjykata nuk ka transparencë, një këmbë brenda Kosovës, e një këmbë jashtë prej Kosovës. 30 milionë euro i kemi ndarë për mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, do të kisha preferuar që një avokat t’i mbronte të gjithë, por duket që kjo është e pamundur”, tha Kurti gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës.