Ish-kryeministri Haradinaj ftohet në Gjykatë, do të jetë dëshmitar në rastin e “veteranëve të rrejshëm”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të dëgjohet si dëshmitar në seancat e radhës të gjykimit për veteranët e rrejshëm.

Këtë e ka propozuar mbrojtësi i Shkumbin Demalijaj, avokati Arianit Koci, e i cili propozim është aprovuar nga trupi gjykues, i udhëhequr nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj.

Seanca e radhës është caktuar më 21 shkurt.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

Me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88 milionë euro.

SHKARKO APP