Ish-kryespiuni i ushtrisë serbe viziton Kosovën

 

Ish-shefi i Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Ushtrisë serbe, Dragan Vlladisavleviq, ka tri ditë që shtëtit i lirë dhe i papenguar nga askush nëpër tërë territorin e Kosovës. E përcjell këtë të dhënë një burim konfidencial për tesheshi.com.

Sipas burimit, Vlladisavleviq është parë të martën duke e shoqëruar shefin e Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriqin në fshatin Gorazhdevc të Pejës, si dhe ministrat Dallibor Jevtiq dhe Lubomir Mariq.

Në Gorazhdevc, ditë më parë gjatë një natës persona të panjohur dëmtuan një pllake përkujtimore, dogjën një makinë si dhe qëllua me armë zjarri në drejtim të shtëpive të serbëve.

Sipas burimit, gjatë qëndrimit në Kosovë, Vlladisavleviq ka vizituar të gjithë vendet ku janë të banuar me serbë, por nuk dihet se kënd ka takuar dhe cili ka qenë qëllimi i vizitës së ish-kryespiunit ushtarak serb në Kosovë.

Ndërkohë burimi shton se incidenti në Gorazhdevc është i inskenuar dhe ka lidhje direkte me vizitën e Vlladisavleviqit.

Burimi nuk jep detaje më të shumta, por thotë se nuk ka patur asnjë arsye në këtë kohë që dikush prej shqiptarëve të ngacmojë serbët.

Për momentin, Vlladisavleviq mbulon postin e koordinatorit të Zyrës së Beogradit për bisedime me Prishtinën në Bruksel. /tesheshi.com/

SHKARKO APP