Ish-ministri Blerim Reka paralajmëron “Dejton 2” për Kosovën

“Plotë 25 vite pas “Dejton 1”, duket se po përgatitet “Dejton 2”, për mbylljen e luftës së fundit në Ballkan: Kosovë – Serbi. Së paku, nëse mund t’i besohet lajmeve për “planin 9 pikësh” dhe paralajmërimit se në negociatat vijuese të Brukselit, me 7 shtator, do ri-hapet çështja e “Zajednica-s”, tashmë e mbyllur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Parajmëron kështu ish -ministri i Ministri i Integrimeve Blerim Reka,  ‘Dejton 2’ për Kosovën.

Sipas tij, Serbisë pasi i dështoi plani për marrjen e territorit të Kosovës, po tenton  që këtë territor ta sovranizojë serbisht – brenda Kosovës.

“Ashtu siç Beogradi në vitin 1995, nuk arriti ta shkëpusë pjesën lindore të Bosnjes, por e fitoi Republika Srpskën. Njësoj sot, në pamundësi të fitojë veriun e Kosovës, po kërkon “Zajednica-n”. Jo rastësisht fjalia më e përsëritur e Vuqiqit ishte: “nuk mund të arrijmë marrëveshje, pa fituar asgjë Serbia”! Para çerek shekulli, Serbia e njohti Bosnje e Hercegovinën, me kushtin e krijimit të njësisë federale serbe, e sot Beogradi, po tregton djallëzisht në dialogun e Brukselit për t’i bindur ndërkombëtarët, se njohja e Republikës së Kosovës, ka çmimin e “republikës” serbe brenda saj”, ka shkruar Reka.

Shkrimi i plotë:

Dejtoni 2.0?

Nëntori i këtij viti do mbyll çerek- shekullin e paqes Dejtoniane. Marrëveshja e Dejtonit ndali luftën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe funksionimin e këtij shteti. Nga shteti unitar, ajo ishte federalizuar, sepse paqa e padrejtë, dominoi mbi shtetin e drejtë.

Karantinimi trijavor në bazën ushtarake në Ohaio, vërtetë solli paqen, por dhe modelin e “shtetit në shtet”, me krijimin e entitet të ri, me të drejtë veto – Republika Srpska. Ajo nuk ekzistonte para lufte, por si njësi e re federale, lindi nga gjenocidi i Srebrenicës. Në vend të ndëshkimit të shkaktuesve të tij, ata u shpërblyen me republikë konstitutive, brenda federatës boshnjake. Kështu, 25 vite nga marrëveshja paqësore e nënshkruar në Paris, Bosnja mbeti shtet jo-funksional, e Sarajeva peng i bllokadës vendimarrëse të Banjallukës. E bllokuar përbrenda dhe e izoluar nga jashtë.

Plotë 25 vite pas “Dejton 1”, duket se po përgatitet “Dejton 2”, për mbylljen e luftës së fundit në Ballkan: Kosovë – Serbi. Së paku, nëse mund t’i besohet lajmeve për “planin 9 pikësh” dhe paralajmërimit se në negociatat vijuese të Brukselit, me 7 shtator, do ri-hapet çështja e “Zajednica-s”, tashmë e mbyllur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

SHKARKO APP