Ish-ministri i Jashtëm: Sot një ditë historike në Uashington për Kosovën, Shqiptarët, Serbinë e Rajonin

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Tritan Shehu e cilëson ditën e sotme një ditë historike për Kosovën, shqiptarët, Serbinë dhe Rajonin. Teksa përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, Shehu shprehet se marrëveshja e sotme në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ka një kornizë të fortë ekonomike, në fakt e tejkalon atë duke kapur dimensione shumë më të gjëra.

Postimi i plotë

Sot nje dite historike ne Washington per Kosoven, Shqiptaret, Serbine e Rajonin! Marreveshja e sotme ne Shtepine e Bardhe, megjithese ka nje kornize te forte ekonomike ne fakt e tejkalon ate duke kapur dimensione shume me te gjera:

—Pa dyshim forcimi i maredhenieve ekonomike midis Kosoves e Serbise ne rrugen e normalizimit te gjere te tyre eshte nje eveniment madhor per ato dy vende e stabilitetin Rajonit, per daljen nga konfliktet e te kaluares.

—Impenjimi i forte i ShBA e Presidentit Trump per kete marreveshje si dhe me gjere per zhvillimet rajonale, eshte nje ngjarje tejet e rendesishme per te gjithe, vecanerisht per ne shqiptaret, pikerisht edhe nga ky rikonfirmim e thellim i rolit amerikan.

—Njohja sot e Kosoves nga Izraeli, nje vend e popull thellesisht mik e partner, aleat i forte e shume i rendesishem i ShBA, eshte nje ngjarje tjeter madhore qe jo rastesisht u mbivendos ne kete dite.

—Gjithashtu njoftimi po sot per vendosjen e perfaqesive diplomatike te Kosoves e Serbise ne Jeruzalem eshte nje lajm tjeter i nje rendesie te vecante politike.

Te gjitha keto ngjarje madhore te sotme jo vetem qe sherbejne per te ndryshuar klimen ne Rajon, per paqen, por dhe per te dhene disa sinjale te qarta politike te te ardhmes Perendimore e Europiane te tij, duke krijuar dhe premisa te besueshme per suksesin e dialogut te neserm ne Bruksel midis atyre dy vendeve, per njohjen e Kosoves tashme nga te gjitha vendet antare te BE ne nje te ardhme te shpejte, per njohjen reciproke Serbi-Kosove. Urimet me te mira!

SHKARKO APP