Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës: 250 mijë qytetarë tanë janë vaksinuar ndaj COVID-19 në Serbi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut
Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar në një studio televizive se janë deri në 250 mijë qytetarë të vendit të tij që janë vaksinuar ndaj COVID-19 në shtetet fqinje.
Sipas informacioneve të tij, mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të vaksinohen në Serbi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Në Serbi janë imunizuar me vaksinë ndaj COVID-19 rreth 2.1 milionë banorë, teksa vaksina i është ofruar edhe qytetarëve nga Kosova.
Ndërkohë dhe vetë Kosova vijon me procesin e vaksinimit ku ka shkuar në kuotën e 72 mijë qytetarëve që kanë marrë nga një dozë.