Ish-missi i Kosovës, kapet në doganë me fustane kontrabandë

Sipas tij, personi me emrin Agnesa Vuthaj, është kapur në doganën e aeroportit me një ngarkesë prej 11 fustanesh, që së bashku bëjnë mbi 500 euro dhe që nuk është deklaruar paraprakisht.

“Është e vërtet se zonja Vuthaj më datën 22.05.2014, rreth orës 20:30h në hyrje të pikës së kalimit kufitar, aeroport, gjatë kontrollit doganor nuk ka deklaruar mallin: fustanë të ndryshëm solemn, në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€. Pra, me këtë veprim ka tentuar t’i shmanget detyrimit ligjor për pagemin e taksave importuese doganore e me ëtë rast ka kryer kundërvajtje doganore nga neni 250 pika 3 te Kodit Doganor dhe të Akcizave. Ndaj Komisioni për kundërvajtje doganore e dënoi me gjobë në të holla në shumën prej 154.00″, sqaroi ai.

Stavileci tha gjithashtu se Dogana e ka dënuar me gjobë Vuthajn dhe ajo e ka paguar atë gjobë, por edhe se malli i është konfiskuar.

“Në bazë të nenit 250 paragrafi 3 – të Kodit të Doganës dhe Akcizës ka aplikuar konfiskimin e malli: fustane te ndryshëm solemn në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€”, sqaroi Stavileci.

SHKARKO APP