Ish-presidenti Bush uron Kosovën për Pavarësinë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një letër ai ka thënë disa fjalë me rastin e kësaj dite të rëndësishme për Kosovën, shkruan Indeksonline.

Bush ka përmendur edhe momentin kur SHBA-të kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, ka shkruar ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Letra e plotë:

Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti ju bekoftë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?