Ish-presidenti rumun: Amerika më ka bërë vetëm një kërkesë, njohjen e Kosovës

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se gjatë kohës që ka qenë president, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ishte bërë vetëm një kërkesë – njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Unë kam qenë president 10 vjet dhe ambasadori amerikan nuk ka ardhur kurrë të më pyes për çështje të caktuara. E vetmja kërkesë e tij ka qenë njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Basescu, në një debat televiziv.

Basescu, i cili ka qenë president i Rumanisë prej vitit 2004 deri në vitin 2014, ka treguar se vendi i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të Moldavisë.

Ai ka treguar se këtë ia kishte thënë ambasadorit amerikan.

“I thash se për sa kohë që ne kemi probleme me Moldavinë, nuk mund ta pranojmë Kosovën”, ka thënë Basescu.

SHKARKO APP