Ish-presidentja e Kosovës në gjykatë për divorc

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka marrë një vendim të rëndësishëm për sa i përket jetës së saj private. Ajo, sipas “Prive” ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti dhe zyrtarisht duket se ka nisur procesi i divorcit mes tyre.

Martesa e ish-Presidentes me bashkëshortin dentist, Astrit Kuçin, ka kaluar momente të shpeshta krize thonë burime pranë çiftit. Atifete Jahjaga nuk paraqitet në seancat gjyqësore, ndonëse e di që lidhja do përfundojë në divorc.

Në mediat rozë janë komentuar dhe daljet publike të Atifetes, ku pothuajse asnjëherë nuk ishte e shoqëruar nga bashkëshorti./Prive

SHKARKO APP