Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari: Thirrja e Kurtit nga Specialja është një lajm i mirë
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar lajmin që Prokuroria Speciale ka thirrur për dëshmi Albin Kurtin, kryeministri i Kosovës. Hajdari e sheh këtë si një lajm shumë të mirë, pasi tregon se kjo Prokurori është e stabilizuar, por nga ana tjetër e sheh si lajm të keq qëndrimin që mbajti Lëvizja Vetëvendosja.
”Kjo tregon se prokuroria e Kosovës është e stabilizuar, që tregon se thërret edhe kryeministrin apo disa ish ministra, dhe lajm shumë i keq që VV si një goditje që i bëhet kryeministrit para zgjedhjeve”, u shpreh ai në Top Channel. Një nga lajmet me rëndësi ditët e fundit ishte dhe ai i shpalljes kampion kundër korrupsionit të kreut të SPAK nga DASH, Altin Dumani. Për Hajdarin ky vendim nuk ishte surprizë pasi nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka dhënë shumë rezultate pozitive, dhe kjo vlerësohet nga SHBA.
”Nuk bëjnë qoka amerikanët. Nuk ishte surprizë për mua, u vlerësua edhe kur erdhi Blinken. Ai dhe institucioni janë të preferuar të SHBA, e vërteta është që në kohën e Dumanit po jep rezultate më të mira, dhe fakti që e kanë vlerësuar duhet të dinë edhe disa gjëra që në nuk i dimë, për punën që bën institucioni dhe Dumani”, tha Hajdari.