Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale po vazhdon me dërgimin e ftesave për ish-ushtarët e UÇK-së në Kosovë.

I ftuari i fundit është veterani i UÇK-së, Skënder Zhitia. Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati me anë të një postimi në Facebook.

Gucati nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar Zhitia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/3194701517312707

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?