Ish-ushtari i UÇK-së nuk do të ekstradohet në Serbi

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet maqedonase me kërkesë të Serbisë, nuk do të ekstradohet në Beograd.

Dhoma Penale e Gjykatës Themelore Penale-Shkup në vendimin e saj tha se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Morinës.

Vendimi do t’i referohet Gjykatës Supreme për vendim të mëtejshëm, ndërsa Morina mbetet në paraburgim.

“Vendimi, së bashku me rastin, në bazë të nenit 65 paragrafi 5 i Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Criminalështjet Penale, do t’i përcillet menjëherë Gjykatës Supreme të RSM për vendim të mëtutjeshëm. Në të njëjtën kohë, masa e ndalimit ndaj personit, e përcaktuar me propozimin e Prokurorisë më 25.07.2019, vazhdon të mbetet në fuqi deri në vendimin e Këshillit Penal, domethënë, deri në vendimin e çështjes nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë.”

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një postim në Facebook tha se shumë shpejt do të kthehet në familjen e tij.

Veseli: Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të flet-arrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviçit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.

SHKARKO APP